Erza eliminohet nga Kampionatin Evropian në xhudo
Xhudistja kosovare, Erza Muminoviç është eliminuar nga Kampionati Evropian për juniorë në xhudo.
Muminovic është eliminuar në rrethin preliminar në kategorinë, 44kg.
Erza pësoi humbje me waza-ri nga xhudistja prej Azerbajxhanit, Shafag Hamidova.
Përndryshe, në këtë kampionat, Kosova është duke u përfaqësuar nga Shpat Zeka dhe Flaka Loxha./IndeksOnline/