22:55 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Erza fitoi medaljen në Argjentinë

Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinjtë që po zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudistja kosovare fitoi me Ippon duelin kundër ukrainases, Anastasia Balaban.

Erza është një nga xhudistet e reja më premtuese për ta përsëritur suksesin e Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike.

Më poshtë është momenti vendimtar i kësaj ndeshje. /IndeksOnline/