21:55 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Erza fiton edhe një medalje në Argjentinë

Erza Muminovic ka fituar medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike për të rinjë që po zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudistja jonë këtë herë fitoi të bronztën në garat ekipore mikse të krijuara nga organizatorët dhe të emërtuara sipas qyteteve ku janë organizuar Lojërat Olimpike.

Erza me ekipin e saj Rio de Janeiro, fituan të bronztën pas dy fitoreve ndaj Sydneyt dhe Atlantas, ndërsa u mposhtën në gjysmëfinale nga Athina.

Erza në gjysmëfinale u mund sërish nga Devi Tangjam e Indisë, nga e cila ishte mposhtur edhe të dielën në individuale, kategoria -44 kilogramë.

Luftën e parë, xhudistja jonë e fitoi ndaj rumunes Giorgia Hagianu, ndërsa humbi në të dytën nga Vusala Karimova e Azerbajxhanit.

Kujtojmë që të dielën, Erza fitoi medaljen e bronztë, të parën për Kosovën në LOR Buenos Aires 2018, në të cilat Kosova po merr pjesë për herë të parë.