Erza Muminoviq e bronztë në Argjentinë, ja në çfarë kohe arrin në Kosovë
Medalistja e bronztë, Erza Muminoviq dhe Fatos Tabaku, asistent i trajnerit Driton Kuka do të arrijnë sot në Kosovë.
Ardhja e tyre në vendin tonë bëhet pasi që kanë përfunduar Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aires të Argjentines, shkruan Indeksonline.
Duhet përmendim se Tabaku e Muminoviq arrijnë përmes Stambollit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në ora 08:30 (mëngjes).