09:54 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

Është i padëshiruar nga mbrojtësit kundërshtarë, Endrick-u sapo futet në lojë merr një goditje brutale

Skuadra e Palmeiras shënoi një fitore të lehtë 3:1 ndaj Liverpool M, në Kupën e Libertadores.

Pak minuta pati edhe për talentin brazilian, Endrick – i cili u fut në lojë në minutën e 87’të, shkruan Indeksonline

Me t’u futur në këtë takim, tifozi kapi momentin kur lojtari i ardhshëm i Real Madridit mori një goditje nga mbrapa nga mbrojtësi i ekipit kundërshtar.

Endrick është bërë i padëshiruar nga mbrojtësit e ekipeve kundërshtare. Ai është cak i çdo mbrojtësi për ta lënduar.

17-vjeçari nga muaji korrik do t’i bashkohet Real Madridit, pasi kjo e fundit muaj më parë arriti marrëveshje me sulmuesin brazilian për 45 milionë euro./Indeksonline/