20:11 / E Hënë, 06 Mars 2023 / C E

Është 37 vjeç, por Modric nuk ka ndërmend të tërhiqet

Një ditë pasi Cristiano Ronaldo zbuloi se ende synon të luajë në Euro 2024, në Gjermani, u bë publike edhe dëshira e Luka Modricit për të shkuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe më pas për të përfunduar karrierën e tij.

Tani në moshën 37-vjeçare, Modric është ende një gur themeli i Realit të Madridit dhe gjithashtu i kombëtares kroate, të cilën ai e ka përfaqësuar tashmë në 152 ndeshje.

Mesfushori veteran e ka udhëhequr skuadrën e vendit ballkanik në finalen e Kupës së Botës 2018, të cilën e humbi përballë Francës. “Magjistari i vogël” atë vit fitoi Topin e Artë, duke thyer hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo.

Zbulimin e dëshirës së Modriçit e ka bërë Zoran Bahtijareviq, mjek, i cili pas 30 vitesh i ka thënë lamtumirë kombëtares kroate dhe në letër ka treguar dëshirën e lojtarit.

 “Luka ka vendosur të vazhdojë deri në Europianin e ardhshëm me Kombëtaren”, lexohet në letrën e mjekut.