13:50 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

“Është çështje kohe”, koha kur Mourinho e kishte paralajmëruar triumfin e Guardiolës me Manchester Cityn në Champions Leageu

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola njihen për rivalitetin që kanë mes tyre, që nga koha kur ata qenë trajnerë të Real Madridit dhe Barcelonës.

Tekniku spnajoll mbrëmë arriti të fitonte trofeun e tretë të Champions League, të parin me skuadrën e Manchester Cityt, pasi mposhti Interin në finale me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Guardiola sa ishte trajner i Barcelonës e kishte fituar dy herë Ligën e Kampionëve, derisa dështoi me Bayern Munchenin dhe me Manchester Cityn.

Por Jose Murinho në një intervistë për ‘Bein Sports’ në maj 2019, tha se Guardiola është person ii duhur që do ti sillte Cityt trofeun e Champions League, dhe kjo është vetëm çështje kohe.

“Kur flet për Guardiolën , nuk po flet vetëm për një nga trajnerët më të mirë të momentit, por po flet për një nga menaxherët më të mirë ndonjëherë. Ai e fitoi Champions League dy herë me Barcelona dhe më pas nuk fitoi me Bayern Munichun apo me Manchester Cityn , por nuk mund të themi se Pep nuk është personi i duhur për të fituar Champions League me Cityn.

Deri më tani, jo. Por a mund të gjesh dikë më të mirë se ai për ta fituar atë me Cityn ? Mendoj se ndoshta është çështje kohe, thjesht çështje kohe”, kishte deklaruar Mourinho./IndeksOnline/