22:51 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

“Është faji yt” , tifozi sulmon Nainggolanin pas humbjes nga Atalanta [Foto]

Roma është mposhtur në shtëpi nga Atalanta me rezultat 1-2.

Ka disa javë që skuadra nga kryeqyteti nuk ka fitore dhe kanë filluar tensionet në kampin gjalloros.

Në këtë ndeshje nuk ishte i ftuar Nainggolan, të cilin klubi e dënoi me mos-grumbullim, si shkak i një video natën e Vitit të Ri, ku belgu shihej duke pirë cigare dhe alkool.

Nainggolan ishte i pranishëm në ndeshjën ndaj Atalantas në Olimpico, bashkë me Tottin dhe drejtorin sportiv Monchi.

Pas humbjes, Nainggolan është kritikuar ashpër nga një tifoz i Romës, i cili shihet në shkallët e stadiumit teksa i drejton gishtin, duke i thënë se “Është faji yt” , raporton LaGazetta. /IndeksOnline/