12:38 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Është kthyer Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë

Pas angazhimit maksimal të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është kthyer Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë, gjersa trajtimi i pacientëve me këtë procedurë ka rifilluar sot.

Brahiterapia është metodë e rrezatimit në kontakt direkt me tumorin dhe në Kosovë përdoret për rrezatimin e organeve gjenitale të femrës: mitrës dhe qafës së mitrës.

 Por, mund të përdoret edhe për rrezatimin e tumoreve të lokalizimeve të ndryshme.

Javën e kaluar, pas masave të marra, me theks të veçantë dezinfekstimin, desinsektimin dhe deratizimin e hapësirave, është funksionalizuar Shërbimi i Radioterapisë, procredurë me të cilën trajtohen më shumë se 90 pacientë, aktualisht.