22:27 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / MSH

Është super-këngëtare/ Pas cilave tekste qëndron Bebe Rexha?

Ndonëse Bebe nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike ‘Warner Bros. Records’ si artiste solo në vitin 2013, ajo nisi fillimisht të kompozonte këngë për artistë të tjerë.

Një nga këngët që ajo kompozoi ishte “The Monster” e interpretuar Eminem dhe Rihanna, e cila u ngjit në vendin e parë në klasifikimin Billboard Hot 100 nr. 1.

Meritat e tjera të Bebe Rexhës në shkruarjen dhe kompozimin e këngëve përfshijnë “Like a Champion” të Selena Gomez dhe “Glowing” të Nikki Williams.

Që nga viti 2022, ajo ka një llogari bankare prej pesë milionë dollarësh (4.7 milionë euro), sipas Celebrity Net Worth, shkruan Life and Style Magazine.

Sot është ndër artistet më të arrira solo, por dikur Bebe kompozonte këngë për të tjerët për të fituar para.