13:12 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Është vera, por po vishen si në dimër duke mos larguar syzet si injorim ndaj publikut! (Foto)

Vera është sezoni më i ngarkuar për artistët shqiptarë. Por estrada jonë tri vitet e fundit është shumë e ngarkuar nga djemtë, pra vajzat janë më të pakta edhe pse këtë verë është më mirë se atë të kaluarën.

Por diçka që po bie në sy është mënyra e veshjes së reperëve.

Shumë prej tyre zgjedhin që edhe pse performojnë natën, në klube të mbyllura, të vishen me rroba të gjata shpesh herë edhe të trasha,transmeton Indeksonline. Nxehtësia rritet edhe më tepër kur publiku është i gjerë, si në mbrëmje.

Jo vetëm kaq. Duke u munduar që të duken me shumë stil, ata nuk i largojnë syzet thuajse asnjëherë, duke u treguar në një formë edhe injorant ndaj publikut të gjerë që dëgjojnë ata.

Të tillë janë të shumtë por disa prej tyre janë më të shpeshtë, që vishen kësisoj, me “duksa” që sigurisht përgjatë performancës djersijnë pa fund. Vera nuk është e tillë, vera është relaksuese dhe më e freskët, të tilla duhet ta shohin edhe artistët./Indeksonline/