22:49 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Eskalon Çun Lajçi, e quan idiot këtë ministër kosovar!

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi i ka quajtur të çmendur ministrat e vendit.

Lajçi ka kujtuar faktin se për aktorët që nuk janë të punësuar në teatër nuk ka meditje.

“Ministrave tu nji drekë iu kushton 300 euro, e nji artist u dashka m’e luejt shfaqjën n’Zagreb e bukë mos me hangër!
A asht i çmendun ky, apo unë që jetoj n’kohën e tij t’egër o Ramush Haradinaj?”,ka shkruar ai në statusin e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në facebook:

Sa të çmendur i ke ministrat more Ramush Haradinaj

Shqiptarët e Zagrebit e ftojnë shfaqjën “Destur” për nder të 17 shkurtit, ditës së shpalljës së pavarësisë se Kosovës e paguejnë nga xhepat e vet udhëtimin, hotelin, vizat dhe sallën Vatroslav Lisinski, e ministri yt i kulturës thotë: Meditje s’ka për aktorët që s’janë t’punësuar n’teatër. 
– Për Çunin ore, n’rolin kryesor, e për shokët e tij që për nji kore buke luejnë n’shfaqje!
Hej!
Çfarë diskriminimi asht ky? Dikujt me i pagua e dikujt jo!
Ministrave tu nji drekë iu kushton 300 euro, e nji artist u dashka m’e luejt shfaqjën n’Zagreb e bukë mos me hangër!
A asht i çmendun ky, apo unë që jetoj n’kohën e tij t’egër o Ramush Haradinaj?
-U kërkoj ndjesë shqiptarve t’Zagrebit që s’do ta shohin shfaqjën për shkak t’idiotit ministër kulture që e ke z.Kryeministër!