23:39 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Eskalon debati, Klinaku i OVL-UÇK ngritet në këmbë, kërcënon Vehbi Kajtazin

Sonte në emisionin “Debat Plus” ka ndodhur një përplasje mes sekretarit të OVL- UÇK-së, Faton Klinaku dhe gazetarit, Vehbi Kajtazit.

Sipas Klinakut, Kajtazi e kishte quajtur “argat të Serbisë”, e kështu ka filluar gjithcka.

Pas kësaj, Klinaku është ngritur në këmbë duke i thënë Kajtazit “Mos fol të thash”.

Ndërsa Kajtazi i tha “Shko, qe ku është dera”.

“Argat i Serbisë nuk guxon me m’thanë. Mos fol po të thom edhe njëherë. Argat i Serbisë nuk guxon me më thanë. Mos fol po të them”, tha Klinaku./Indeksonline/