13:26 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Eskalon debati në Kuvend, Zeka e quan Konjufcën psikopat

Para disa çastesh u zhvillua një përplasje mes deputetëve Glauk Konjufca e Milazim Zeka.

Kjo pasi, Konjufca e quajti hajn, Milazim Zekën.

“907 veta kanë dëshmu kundër teje, kanë me thanë mi ka marrë 2 a 3 mijë euro për viza, kanë me të thanë hajn”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, Zeka i është kundërpërgjigjur me fjalë ofenduese, duke e quajtur ‘psikopat e të sëmurë mental’.

“Nëse një dëshmitar, veç një e ka prokuroria që thotë se une ja kam marrë 1 euro, unë kurrë ma në jetën tem nuk punoj. Por, ti je psikopat, një i sëmurë mental, je budall, je hajvan”, ka thënë Zeka, drejtuar Konjufcës./Indeksonline/