08:04 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Eskalon keq ndeja, përleshje me armë në një klub të njohur në Prishtinë

Dy persona janë përfshirë në një përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës. Më saktësisht janë gjuajtur me armë në hyrje të klubit të natës “Duplex”. 

Në video shihen disa persona të cilët përfshihen në përleshje. Brenda disa sekondave dëgjohen të krisura armësh, të cilat krijojnë panik tek qytetarët e pranishëm. Aty shihen edhe sigurimi i klubit teksa ikën dhe dikush që shanë.

Më pas përleshja eskalon në gjuajtje të një pas njëshme. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka të lënduar.