16:52 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Eskalon protesta në Francë, digjen veturat e parkuara

Sot në Paris është protestuar nga një numër i madh qytetarësh, të cilët po kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës.

Mbi 8 mijë protestues janë duke u përballur në sheshin “Champs Elysees”, derisa protestuesit kanë eskaluar dhe kanë kërcënuar edhe me granata dore policët, ndërsa shumë vetura janë djegur në qytet.

Policia franceze ka intervenuar me autoblinda dhe me ujë mbi protestuesit për t’i larguar nga rruga, pasi nuk shpërndaheshin ndryshe.

Ky vendim i presidentit francez, Emanuel Macron për shtrenjtimin e naftës ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët, të cilët menjëherë shprehën revoltë në rrugë.

 

Temat: