11:06 / E Martë, 26 Shtator 2023 / L K

Eskalon situata te Manchester United, Sancho përjashtohet nga skuadra e parë

Armiqësitë rriten në konfliktin midis Jadon Sancho dhe Ten Hag. Sipas raportimeve nga Anglia, Manchester United e ka përjashtuar tërësisht futbollistin nga ambientet e skuadrës së parë.

Ai po stërvitet i vetëm dhe tani veç kësaj do t’i duhet të jetojë edhe me futbollistët e akademisë në Carrington.

Tensionet kanë shkuar aq larg, sa që United i kanë ndaluar edhe përdorimin e kuzhinës futbollistit.

Ten Hag raportohet se ka kërkuar nga Sancho që të kërkojë falje publike për sjelljet e tij, gjë të cilën anglezi s’po e bën./Indeksonline/