23:40 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / MSH

Eskaluan me sharje ndaj Adrit, “Vëllau i Madh” dënon Besin, Bucin dhe Ganiun

Sharjet e Ganisë dhe Bucit ndaj Adrit u diskutuan sot në “Prime”.

Moderatori Alaudin Hamiti tha se kjo që ka ndodhur është e pahijshme.

“Këto ngjarje kanë qenë aq të pahijshme sa kemi ndal trasmetimin. Keni shkel rregullat ke mbulu Gani me dorë mikrofonin”, tha ai.

Ndërsa Buci tha se gjitha ishte në form të shakaje.

“Edi e kam tepru nuk e kam ba me qëllim të keq. E kemi ba me shaka”.

Ndërsa Vëllau i Madh ka marrë vendim që tre të shkojnë në nominim si dhe disa dënime të tjera për ta.

“Sjelljet që keni bërë jeni të pahijshëm, për ju kam rezervuar disa dënime. Ju të tre do lidhni me pranga, nuk do flisni me banorët, nuk do konsumoni alkool dhe të tre do shkoni në nominim ku do jeni vetëm ju, treshe, dhe të hënën njëri nga ju do lë shtëpinë”, ishte ky vendimi.