22:27 / E Premte, 18 Shtator 2020

Eskavatorët në vendin e ngjarjes, për pak fillon rrënimi i objekteve ilegale

Për pak do të fillojë rrënimi i objekteve ilegale në zonën e Karaçevës.

Tashmë aty kanë arritur edhe eskavatorët për rrënimin e këtyre objekteve, shkruan Indeksonline.

Qindra policë kanë vënë situatën nën kontroll dhe aksioni po vazhdon me sukses në Karaçevë.

Indeksonline mëson se në këtë aksion ka edhe Policë të arrestuar./Indeksonline/