22:07 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Eskorta e Donald Trump përfshihet në aksident

Foto: Ilustrim

Eskorta e Donald Trump është përfshirë në një aksident rrugor të martën në Luiziana, sipas gazetarëve që udhëtonin me presidentin.

Ekosrta njoftohet se u ngadalësua gjatë rrugës në Liqenn Charles në një objekt të eksportit të gazit në Hackleberry, ku ai ishte planifikuar të fliste.

Gazetarët thonë se së paku dy oficerë janë të lënduar. Vetura e z. Trump, një limuzinë e blinduar, besohet të jetë mirë.

Shërbimi Sekret nuk iu është përgjigjur kërkesave për komente. Ende nuk ka detaje tjera. /IndeksOnline/

Foto: Getty Images