09:10 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Estoril – Porto, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi (Foto/Video)

Ndeshja mes Estoril dhe Portos është ndërpre për shkak se tifozë mysafirë u futën në fushë.

Kjo ndeshje për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi, pasi një pjesë e tribunës ishte çarë, transmeton IndeksOnline.

Menjëherë pasi u kuptua gjendja e stadiumit, tifozët u detyruan të futen në fushë dhe ta ndërprejnë takimin për shkaqe sigurie.

Sipas mediave portugeze, çarja ndodhi për shkak se gjatë ditës kishte termet, me shkallë 4.9.

Nuk ka detaje se kur do të zhvillohet kjo ndeshje, por kujtojmë se skuadra e Estoril ishte në epërsi 1 me 0 me golin e Eduardos./IndeksOnline/