Eto’o i del në mbrojtje Mbappes: Për t’u ardhur keq, ende ka komente të tilla!
Legjenda e futbollit kamerunas, Samuel Eto’o, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve me përmbajtje raciste që kanë shënjestruar sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, gjatë Kupës së Botës.
Në një deklaratë publike, Eto’o tha se komentet e fundit, veçanërisht ato që i atribuohen një senatori nga Paraguai, janë të papranueshme dhe duhet të shërbejnë si një moment reflektimi për të gjithë, shkruan Indeksonline
“Është e dhimbshme dhe thellësisht për të ardhur keq që në vitin 2026 një kampion i përmasave të Kylian Mbappé ende gjykohet ose sulmohet për origjinën e tij apo për ngjyrën e lëkurës”, deklaroi Eto’o.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Kamerunit ngriti gjithashtu një pyetje që, sipas tij, nuk duhet të shmanget.
“Është legjitime të shtrohet pyetja nëse origjina e përzier e Kylian Mbappé dhe ajo që ai përfaqëson në shoqërinë franceze ndikojnë, me vetëdije apo pa vetëdije, në mënyrën se si disa njerëz e gjykojnë karrierën, personalitetin dhe qëndrimet e tij”, u shpreh Eto’o.
/Indeksonline/

