11:31 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Etrit Berisha bashkëlojtar i Mërgim Vojvodës, arrin për vizitat mjekësore

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha po ndërron skuadër.

‘Titi’ po transferohet nga SPAL-i te skuadra tjetër nga Serie A, Torino dhe po i bashkohet futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

“Berisha ka mbërritur në qendrën sportive në Granata për t’i kryer testet mjekësore”, shkruan gazetari italian

Berisha kishte kontratë me SPAL-in deri në vitin 2022. Kujtojmë që vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 2.2 milionë euro./IndeksOnline/