17:38 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Etrit Berisha: Janë mbledhur mbi 30 mijë euro donacion për të prekurit nga tërmeti

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë hapur llogari zyrtare në bankë për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti që ndodhi muajin e kaluar në Shqipëri.

52 persona humbën jetën dhe mbi 900 mbetën të lënduar nga tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin në 50 vitet e fundit, shkruan Indeksonline.

Portieri i Kombëtares ‘kuqezi’, Etrit Berisha, ka bërë të ditur që deri tani janë grumbulluar më tepër se 30 mijë euro nga ky fond.

/Indeksonline/