09:37 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / k.v

EULEX futet në shtëpinë e ish Presidentit Thaçi, aty shihet edhe vëllai i tij

EULEX ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish presidentit Hashim Thaçi e cila ndodhet në Çagllavicë.

Është vëllai i ish Presidentit, Idrizi i cili është parë duke hyrë bashkë me pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e ish Presidentit Thaçi.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion të EULEX-it.