14:41 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

EULEX-i i kundërpërgjigjet Simmons-it: Nuk do të jetë hera e parë që ai paraqet versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar

Ish-gjyqtari i misionit ndërkombëtar të EULEX-it, Malcolm Simmons, ua ka dërguar një letër deputetëve të Komisionit për legjislacion, më 16 korrik, ku ka kërkuar që të raportonte lidhur me disa informacione.

E në lidhje me këtë ka reaguar EULEX-i, duke thënë se nëse kjo është e vërtet nuk do të jetë hera e parë që  Simmonsi ka bërë përpjekje që ta paraqiste versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të shkeljeve të pretenduara gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar në misionin e BE-së për sundim ligjit.

“Para së gjithash, duhet të theksohet se z. Simmons ka refuzuari të bashkëpunonte me një ekip hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për ta hetuar shkallën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga z. Simmons. Kur atij iu dha mundësia për t’i mbështetur pretendimet e ndryshme të tij, z. Simmons nuk mundi t’i ofronte ekipit hetues ndonjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq theksohet, se më 2016, një hetim i pavarur i drejtuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për shkeljet e mundshme nga  Simmonsi në tri çështje individuale gjatë kohës së tij si gjyqtar në misionin e BE-së për sundim liigji u hetuan dhe u përfunduan.

 Në të tria rastet, me këshillat e bordit disiplinor u pajtuan autoritetet përgjegjëse dhe ato iu komunikuan Simmonsit dhe autoritetit dërgues të tij, pra Mbretëria e Bashkuar, i cili e kishte punësuar Simmonsi gjatë kohës sa ishte gjyqtar në misionin e BE-së për sundim ligji. Vendimi përfundimtar lidhur me masat të cilat duhej marrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor lidhur me shkeljet e Simmonsit i takon autoritetit dërgues të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

“Më 2019, z. Simmons inicoi procedurë ligjore para Tribunalit të Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër punëdhënësit të tij në MB në të cilën ai përsëri iu referua po këtyre pretendimeve kundër misionit të BE-së për sundim ligji. Tribunali i Punësimit, i cili është një gjykatë britanike, e hodhi poshtë kërkesën e z. Simmons që në këto procedura të merrte pjesë edhe misioni i BE-së për sundim ligji”, përfundon komunikata.