15:41 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

EULEX: S’e kemi arrestuar Adem Zogjanin, s’dimë për vendndodhjen e tij

Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka mohuar se ka arrestuar anëtarin e AAK-së, Adem Zogjanin, i cili dje është dërguar në Hagë.

“Misioni Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë (EUELX) nuk e ka arrestuar personin që i jeni referuar [Adem Zogjanit] në thirrjen tuaj në Zyrën për Media. Informacioni është i pavërtetë”, thuhet në përgjigjem.

“”EULEX nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”.

Dje ka qenë djali i Zogjanit, Liridon Zogjani që ka thënë si i ati i tij ka marrë një ftesë nga EULEX në orën 07:30 të mëngjesit dhe që prej aty është dërguar për në Hagë.