15:24 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / k.v

EULEX shpëton një familje në veri, kishin rënë me veturë në një kanal (Video)

EULEX-it njofton se gjatë patrullimit në veri të Kosovës, pjesëtarë të EULEX-it kanë shpëtuar një familje, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur duke rënë në një kanal anash rrugës.

Përmes një postimi në platformën “X”, EULEX thotë se Njësia Policore e Specializuar, në orët e hershme të 26 nëntorit, kishin shpëtuar çiftin që po udhëtonin me fëmijën e tyre 3 vjeçar.

“Gjatë patrullimit vëzhgues në pjesën veriore të Kosovës, në orët e hershme të datës 26 nëntor, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it e shpëtuan një çift që po udhëtonte me fëmijën e tyre 3-vjeçar, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal”, thuhet në njoftim.

Në fund, EULEX-i thekson se siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë, është prioriteti i tyre kryesor.