17:03 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

EULEX: S’kemi dorëzuar asnjë rast të krimeve të luftës te prokuroria serbe

EULEX në një reagim në “Twitter” ka hedhur poshtë pretendimet që kanë dorëzuar raste te krimeve të luftës në Prokurorinë serbe, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, EULEX s’ka dorëzuar asnjë rast të ky institucion.

“#EULEX nuk ka dorëzuar asnjë rast të krimeve të luftës tek autoritetet e prokurorisë #Serbe, as nuk hoqi dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe çështjet hetimore.

Pretendimet nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/