12:51 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Euro 2020, Kosova mëson kundërshtarët për fazën eliminatore

Sot në Dublin të Irlandës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Tani, Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për eliminatoret e Evropianit.

Djelmoshat e Bernard Challandes janë renditur në grupin A, transmeton IndeksOnline.

”Dardanët” do të kenë përballë vetes Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Ndeshje e para eliminatore për Kampionatin Evropian, Euro 2020 do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/