22:35 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Euro 2020 na prit se po vijmë

Nuk kishte se si të fillonte më mirë kjo ndeshje, Amir Rrahmani arriti të shënoj qysh në minutën e 9’.

Por goli i tij nuk ishte i vetmi, pasi që arriti të shënoj edhe Vedat Muriqi.

Po ashtu djemtë tanë kishin edhe shumë shanse të tjera të mira, ku Milot Rashica ishte shumë afër golit mirëpo nuk arriti të shënoj e po ashtu edhe Muriqi ishte afër që të shënoj golin e dytë për të në këtë ndeshje mirëpo shtylla ja mohoi golin, shkruan Indeksonline.

Po ashtu tifozët tanë “Dardanët” ishin fantastik duke e bërë këtë ndeshje madhështore, mirëpo ishin tifozët e Malit të Zi ata që i sulmuan tifozët tanë, mirëpo edhe kjo gjë me ndërhyrjen e policisë u tejkalua.

Gjatë ndeshjes edhe ju bë thirrje tifozëve tanë që të mos dalin nga stadiumi pa u siguruar fillimisht tifozët malazez.

Për Malin e Zi u inkuadrua në lojë edhe Fatos Beqiraj mirëpo edhe ai ishte i padukshëm para djemve “të artë” të kombëtares sonë.

Kosova është në rrugë të mbarë për kualifikimet Euro 2020, kurse ndeshjen e rradhës do ta kemi kundër Çekisë, edhe kjo një ndeshje e vështirë mirëpo nëse vazhdojmë ta bëjmë këtë lojë atëherë “Dardanët” janë të pandalshëm./Indeksonline/.