08:10 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

UEFA/Futsal: Portugalia kampioni i ri Europian (Foto/Video)

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar titullin e parë të Kampionatit Europian në Futsal.

Portugezët mposhtën fqinjët e tyre, Spanjën me rezultat 3-2 në Ljubljan të Sllovenisë, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Portugalisë i shënuan: Ricardinho, Bruno Coelho (2).

Kurse për ekipin e Spanjës: Tolra dhe Lin.

Vendin e tretë e zuri Kombëtarja e Rusisë, e cila në ndeshjen për medaljen e bronztë mposhti me rezultat minimal Kazakistanin.

Lojtari i këtij kompeticioni u zgjodh Ricardinho, i cili ishte edhe golashënuesi më i mirë./IndeksOnline/