22:20 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Barcelona zbulon shifrën e të ardhurave për sezonin 2017/18

Skuadra e Barcelona ka zbuluar shifrën e plotë të të ardhurave për këtë sezon 2017/18.

Klubi spanjoll ka regjistruar plotë 914 milionë euro të ardhura vjetore që është shifër rekord, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër, klubi ka shpenzuar plotë 882 mijë euro. Kurse, fitimi operativ ishte 32 milionë euro, ndërsa fitimi neto ishte 13 milionë euro.

Bordi i Barcelonës ka vlerësuar bilancin e vitit si pozitivisht dhe në përputhje me planin e klubit./IndeksOnline/