09:52 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

EURO20: Anglia pa tifoz në Romë, u ndalohet hyrja në stadium

Kombëtarja e Anglisë do të luaj të shtunën në mbrëmje ndeshjen çerekfinale në EURO20 kundër Ukrainës.

Tifozët e ‘Tre Luanëve’ që do të udhëtojnë për në Romë nuk do t’i lejohet hyrja në stadium, kështu paralajmëron ambasada italiane, shkruan IndeksOnline

Edhe nëse tifozët kanë një biletë, ata nuk do të lejohen të futen në stadium për shkak të situatës pandemike dhe ligjeve anti-covid.

“Vetëm ata që kanë mbërritur gjashtë ditë më parë në Itali dhe kanë qëndruar pesë ditë në karantinë me një test negativ të Covid-19, mund të futen në stadiumin Olimpico”, shkruhet në deklaratën e ambasadës italiane

Takimi mes Ukrainës dhe Anglisë zhvillohet më datën 3 korrik nga ora 21:00./IndeksOnline/