08:21 / E Martë, 15 Qershor 2021 / Blerim

EURO20/ DITA 5

Sot bëhen pesë ditë që nga fillimi i Kampionatit Europian EURO20.

Gjatë ditës do t’i kemi vetëm dy ndeshje, të cilat janë tejet interesante dhe që mbyllin xhiron e parë në grupet, shkruan IndeksOnline

Ndeshja e parë nis nga ora 18:00 dhe luhet mes Kombëtares së Hungarisë dhe Portugalisë – në stadiumin Puskas Arena, Budapest.

Kurse derbi i mbrëmjes luhet në ora 21:00, ku kampioni botëror Franca luan kundër Kombëtares së Gjermanisë, në stadiumin Football Arena, Munich.

Me këto dy ndeshje, sot mbyllet xhiro e parë në grupe./IndeksOnline/