14:04 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

EURO21/ Anglia vendi i vetëm mikpritës?

Kampionati Europian i paraparë të zhvillohej vitin e kaluar, do të mbahet këtë vit, që nga muaji qershor.

Për shkak të pandemisë Covid-19, UEFA-ja është duke shqyrtuar mundësinë që ky kampionat të zhvillohet vetëm në një vend dhe Anglia shihet si opsioni më i mirë, shkruan IndeksOnline.

Si opsion është edhe Gjermania, por kjo e fundit ka vendosur rregulla strikte për parandalimin e pandemisë.

Kujtojmë se Kampionati Europian ishte paraparë të zhvillohej në disa vende të Evropës./IndeksOnline/