10:38 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / B O

Eurodeputeti Lukas Mandl falënderohet për kontributin e liberalizimit të vizave, Vranovci konfirmon ardhjen e tij në Kosovë pas pak javësh

Mandl ishte zëri më i fuqishëm në parlamentin Evropian që qytetareve të Kosovës t’i jepet mundësia për të udhëtuar në zonën schengen pa viza. Kështu ka thënë avokati Arsim Vranovci, President i Shoqatës se Miqësisë Kosovë-Austri.

Vranovci ka falënderuar edhe Eurodeputetin Mandl për kontributin dhe votimin që qytetarët e shtetit të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Pas votimit në Parlamentin Evropian ku përfundimisht qytetarët e Kosovës nga 1 Janari 2024 do të udhëtojnë pa viza në zonën schengen, Vranovci e ka falënderuar mikun e tij Lukas Mandl duke e vlerësuar si zërin më të madh përfaqësues pro-Kosovës në këtë proces.

Përpos falënderimit në emër te qytetarëve të Kosovës, Vranovci ka konfirmuar se Lukas Mandl do të jetë në Kosovë më datën 15 dhe 16 Maj, ku pos takimeve në shumta në Prishtinë dhe Gjilan do te jetë edhe i ftuari kryesor që do të hapë ceremoninë e themelimit ë Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.