22:57 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / C E

Eurogoli i Politanos shpëton Napolin, Genoa shpërdoron avantazhin e dyfishtë

Barazim 2-2 mes Genoas dhe Napolit në javën e katërt të Serie A.

Vendasit ishin afër fitores, por kampionët në fuqi të Italisë nuk u dorëzuan dhe shmangën humbjen në minutat e fundit.

Mattia Bani kaloi Genoan në avantazh pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë, teksa Mateo Retegui dyfishoi për skuadrën e Gilardinos në minutën e 56’.

Miqtë vijuan sulmet dhe gjetën të dytin në minutën e 84’. Moment kur Matteo Politano realizoi një gol shumë të bukur.

Përfundimisht 2-2, rezultat që gëzon më shumë Genoan e rikthyer në Serie A. Ndërkohë që Napoli numëron 7 pikë, pesë më pak se Interi kryesues.