13:20 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Euronews i rikthehet rastit të Alvin Berishës: Historia e tij mund të hapë rrugën e shpëtimit për shumë të tjerë

Rrjeti prestigjoz televiziv europian Euronews, i ka dedikuar një reportazh rastit të Alvin Berishës, fëmijës i cili në vitin 2014 u rrëmbye nga e ëma dhe u çua në Siri, aty ku u ajo u bashkua me ekstremistët e ISIS dhe ku u martua.

Alvin u rikthye në Itali në nëntor 2019, pas një bashkëpunimi mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i Al Hawl, ku qëndroi prej më se gjashtë muajsh.

Teksa kanë kaluar dy muaj nga rikthimi i tij në Itali, ku është bashkuar me të atin dhe dy motrat, vogëlushi duket se është mirë dhe po ju nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale, për shkak të plagëve që ka marrë në Siri. Por në kohën e lirë ai luan me video lojëra, madje është bërë pjesë edhe e rrjeteve sociale.

Ndërkohë mbetet mister fati i rreth 80 shqiptarëve të tjerë, të cilët vijojnë të jenë ende në kampin e Al Hawl, mes tyre edhe 26 fëmijë.

Në bazë të lajmeve zyrtare, nga qeveria shqiptare, thuhet se po bëhet e pamunudra për rikthimin edhe të shqiptarëve të tjerë, ndonëse momentalisht askush nuk flet për data konkrete.

Lidhur me udhëtimuin e tij në Siri, babai i Alvinit, Afrim Berisha, thotë se nuk i interesonte asgjë tjetër, përveç të birit dhe kujton se pasi e kapën pagoi me 500 euro të një luftëtar shqiptar të ISIS, duke blerë lirinë. Më tej kujton letra që i dërgoi i biri të atit, ku i kërkonte që ta merrte.

Në dokumentar thuhet po ashtu se historia e Alvinit mund të ketë një rol të rëndësishëm dhe të ngjallë shpresë për shpëtimin e shumë fëmijëve të tjerë.

“Alvin është një fëmijë dhe nuk e di se historia e tij dhe ajo e të atit mund të hapë rrugën e shpëtimit për shumë të tjerë”, thotë gazetarja.

Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh, ku prej nga ai emision me ndërmjetësimin e ‘Kryqit të Kuq’ u mundësua lirimi i tij.