Europa Ligë: Prishtina arrin rezultat pozitiv, kualifikimin e kërkon në ndeshjen e kthimit (Video)
Skuadra nga Kosova, FC Prishtina e ka nisur me barazim aventurën në Europa Ligë.
Prishtina barazoi 1 me 1 ndaj ekipit të FC Europa nga Gjibraltari, në ndeshjen preliminare për kualifikim në UEFA Europa League, shkruan IndeksOnline.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Carreno në minutën e 45’të.
Kurse, golin e barazimit e shënoi Korenica në minutën e 50’të.
Me rezultat të barabartë përfundoi takimi, kurse Prishtina më 5 korrik, në Kosovë e luan ndeshjen e kthimit./IndeksOnline/
Here is @carreno9 penalty on 44 minutes that separates the sides at the break.#EURPRI #UEL pic.twitter.com/ZWeadUnqHX
— FootballGib SC ⚽ (@FGScoreCentre) June 28, 2018