09:57 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / B O

Europiani më i pasur në histori – sa para vlen fitorja e një ndeshje?

Fakte të reja dhe interesanti vijojnë të dalin në lidhje me Kampionatin Europian të Futbollit, i cili sapo ka startuar.

Sipas të dhënave, ekipet kombëtare që marrin pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm do të ndajnë së bashku 331 milionë euro, ose e thënë ndryshe 30 milionë më shumë krahasuar me Francë 2016.

Në fillimi, ishte parashikuar që buxheti të ishte 371 milionë euro, por pandemia bëri goditjen e saj si në çdo sektor tjetër dhe për këtë arsye shifra u reduktua.

Kështu, fituesit të Euro 2020 do t’i shkojnë 30 milionë euro, ndërsa secili ekip që merr pjesë në fazën finale do të marrë nga 9.5 milionë. Por nuk përfundon këtu. Fitorja e një ndeshje në grupe vlen 1 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro. Kalimi në fazën e 1/8 garanton 1.5 milionë euro, çerekfinalja 2.5 milionë dhe gjysmëfinalja 4 milionë.

Shifra të rëndësishme, edhe megjithatë është UEFA që do të bëjë marrëveshjen e vërtetë. Fatura totale e Euro 2020, në fakt, do të prekë dy miliardë euro me synimin për të arritur një fitim prej mbi 850 milion euro. Para të çmuara për të rifilluar futbollin evropian dhe për t’i vendosur llogaritë përsëri në rregull.