10:23 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Eurosport: Rrahmani kujdeset për Kumbullën

Verona është mundur përballë Sasuolos në fushën e vet në ndeshjen e parë të javës në Serinë A, por vlerësimet për Marash Kumbullën nuk reshtin. Mbrojtësi i talentuar shqiptar i ka bindur të gjithë aq sa edhe pas kësaj disfate që komplikon disi pozitat e Veronës në klasifikim, nuk kanë munguar elozhet ndaj tij duke e vlerësuar ndër më të mirët në fushën e lojës.

Sipas “Eurosport”, Kumbulla meritonte notën 6 për paraqitjen e tij në këtë duel. “Bën të tijën si zakonisht. Gabon diçka në fund, por është Rrahmani aty i gatshëm që të mbulojë për të”, shkruan portali në versionin italian.

Sa i përket Rrahmanit, edhe atij i është rezervuar e njëjta notë si për mbrojtësin e Shqipërisë. “i aftë në mbyllje ku nuk arrin Kumbulla”, shkruhet për mbrojtësin e Kosovës, i cili është kthyer në krahun e djathit të talentit të ri kuqezi në prapavijën e Veronës.