10:32 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Eurovisioni 2021: 41 vende konfirmojnë pjesëmarrjen

Bashkimi Evropian i Transmetimit (EBU) njoftoi se pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest”, e cila duhet të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin holandez të Roterdamit, u konfirmua nga 41 vende.

Pjesëmarrja në konkursin e vitit të ardhshëm u konfirmua nga të njëjtat vende që supozohej të perfomonin në “Eurovision Song Contest” të këtij viti, i cili u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Për shkak të anulimit të konkursit, Bashkimi Evropian i Transmetimeve ka vendosur që t’ua lërë organizimin e “Konkursit të Këngës Eurovision” transmetuesve holandezë përsëri vitin e ardhshëm dhe festivali pritet të zhvillohet nga 18 deri në 22 maj 2021.

“Ne jemi mirënjohës për angazhimin e transmetuesit të 41-të për të ndihmuar në riorganizimin dhe kthimin e “Konkursit të Këngës Eurovision”, tha Martin Esterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit.

Ai shtoi se EBU-ja, së bashku me transmetuesit holandezë NPO, NOS dhe AVROTROS, po punon në katër skenarë për mbajtjen e “Eurovision Song Contest” vitin e ardhshëm dhe se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë pjesëmarrësit.

Përveç Shqipëria, Australia, Austria, Serbia, Azerbajxhani, Belgjika, Bjellorusia, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Kroacia, Irlanda, Islanda, Italia, Izraeli, Armenia, Qipro, Letonia në garë do të marrin pjesë edhe Lituania, Malta, Moldavia, Gjermania, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Maqedonia Veriore, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Holanda./Indeksonline/