19:02 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Evakuohet aeroplani në Francë, kishte frikë se një fëmijë në  bord kishte kolerën

Një aeroplan i cili udhëtonte nga Afrika u evakua në një aeroport në jug të Francës,pas paralajmërimeve se një fëmijë në bord mbante kolerën.

“Kishte frikë për shëndetin e fëmijës, i cili ishte evakuuar në spitalin e qytetit për ekzaminim”, tha zëdhënësi i aeroportit Denis Leluc.

“Ka pasur 147 pasagjerë të tjerë, si dhe ekuipazhi, dhe të gjithë ishin paralajmëruar për rreziqet e Kolerës. Fëmija tetë vjeçar ende është duke iu nënshtruar testeve.

Një zëdhënës i prefekturës që mbulon Perpignan tha se Boeing 737 u ulë në 13.45 të mekurën dhe se fëmija u nxitua duke u pritur nga stafi i shërbimeve emergjente.

Të tjerët u detyruan të lajnë duart me dezinfektues dhe të gjitha detajet e tyre u morën për monitorim në të ardhmen.

“Paralajmërimi kishte ardhur nga autoritetet mjekësore në Algjeri”, kanë bërë të thirrur ata./Indeksonline/