15:56 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Everton në epërsi, Lindelof shënon autogol qesharak

Everton ka kaluar në epërsi kundër Manchester United në rrethana të çuditshme.

Victor Lindelof ishte protagonist, pasi pas goditjes nga këndi topi i vjen pa pritur dhe e prek qendërmbrojtësin duke u futur në portë.

VAR shikoi nëse kishte ndonjë gabim në De Gea pasi Dominic Calvert-Lewin e pengoi atë, por ata vendosën se nuk kishte kontakte të mjaftueshme për të vlerësuar një faull./Indeksonline/