75 Mall Live Search
17:43 / E Diele, 19 Maj 2024 / G T

Evertoni në epërsi ndaj Arsenalit midis “Emirates”, shënohet supergol

Skuadra e Evertonit ka shënuar gol ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit të sezonit në Premiere League.

Golin për 0:1 e shënoi mesfushori, Gueye, shkruan Indeksonline

Gueye shënoi në minutën e 40’të për ta kaluar ekipin e tij në epërsi në stadiumin “Emirates”.

Kujtojmë që Arsenali ishte afër titullit, por duket se në xhiron e fundit do ta humbas atë, pasi City po fiton në “Etihad” ndaj “The Hammers”./Indeksonline/