Evitoni dëmtimet e parakohshme të veshit
Personat që vuajnë nga dhimbjet e veshit kanë ardhur duke u shtuar vitet e fundit. Kufjet që përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, infeksionet, tensioni ose mungesa e një vizite tek mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit.
Mjekët këshillojnë që sapo të keni dhimbje në vesh duhet të bëni një vizitë.
Ka dy mundësi kur vuani nga një dhimbje e papritur e veshit, ose keni një infeskion, ose një sëmundje që mund të keni në trup ju shkakton shqetësim, transmeton Indeksonline.
Mbrojtja
Nëse doni të mbroni veshët atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë. Një studim në Shtetet e e bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30% nëse atë përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore. Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët. Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë dhe dëmtimin e pjesshëm të tij. Gjithashtu për të mbrojtur veshët duhet që t’i pastroni ata nëpërmjet kurave që ju jep doktori.
Dëmtimi i veshit
Zhurmat
Çdo person mund të vuajë dhe nga zhurmat në vesh. Përgjithësisht zhurmat vijnë nga dëmtimi i nervit të dëgjimit. Në disa raste këto dëmtime, nëse nuk kurohen mund të sjellin edhe humbjen e dëgjimit
Infeksioni
Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vet ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr.
Simptomat
Dobësohet dëgjim
Keni marrëmendje
Keni temperaturë
Ndjeni goditje në vesh
Çfarë shakton infeskioni në vesh
Humbje e dëgjimit
Meningjit
Prombleme me të folur