12:35 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Evropiani drejt shtyrjes, anulohen hotelet në Kopenhagë

UEFA ka anuluar hotelet në Kopenhagë, në njërën nga vendet organizatore të Kampionatit Evropian.

Kjo është një arsye e fortë që Kampionati Evropian nuk do të mbahet këtë verë.

Kopenhaga është njëra nga 12 qytetet organizatore të evropianit, dhe sipsa Reutersit anulimi i hoteleve është një fakt i madh se këtë verë nuk do të ketë EURO 2020.

Sot në ora 10:00 ka filluar konferenca e drejtuesëve të UEFA-s me presidentitët e Federatave Kombëtare, ku më pas do të merret një vendim final për EURO 2020.

Po ashtu, vendim do të merret edhe për Ligën e Kombëve, pjesë e së cilës është Kosova.

Kombëtarja jonë është dashur të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës C me Maqedoninë e Veriut, më 26 mars 2020