12:12 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / C E

Evropiani i boksit “Sofje 2022”, Jakupi dhe Syla luftojnë sot për finale

Kosova aktualisht është duke u përfaqësuar nga dy boksierë në Kampionatin Evropian U18 “Sofje 2022”.

Boksierët tanë, Taulant Jakupi dhe Donat Syla veçse kanë siguruar medalje në këtë evropian, ndërsa sot do të luftojnë për t’u kualifikuar në finale.

Në gjysmëfinale, në kuadër të kategorisë deri në 86 kilogramë, Jakupi do të ndeshet me boksierin italian Paolo Caruso, ku lufta e tij do të fillojë nga ora 14:00.

Në anën tjetër, Donat Syla në kuadër të kategorisë deri në 92 kilogramë do të përballet me Florin Ionita të Rumanisë.