13:12 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

F1, Ferrari shkarkon dy inxhinierët kryesorë, pas fillimit zhgënjyes për sezonin e 2019-ës

Alessandro Cinelli, shefi i departamentit të performancës aerodinamike të SF90, është larguar nga ekipi pasi dizajni i kësaj makine nuk ka funksionuar siç pritej, posaçërisht gjysma e përparme e makines.

Emri i dytë është Giacomo Tortora, shefi i departamentit të zhvillimit të makinave (duke përfshirë edhe gomat). Ai gjithashtu është shkarkuar nga Scuderia këtë mëngjes, pasi ekipi kohët e fundit ka identifikuar një problem në suspendimin e frontit të SF90

“Është me rëndësi të theksohet se këto vendime janë bërë para fatkeqësisë së sotme kualifikuese me Charles Leclerc. /Indeksonline/